Si të gjeni makinat me qera më të lira në Shqipëri?
Zgjedhja për marrjen me qera të një makine gjatë pushimeve ju jep lirinë për të lëvizur sipas dëshirës tuaj. Nëse preferoni të vizitoni një plazh të largët, të shkoni në një turn në disa muzeume ose të shijoni një shëtitje në një park kombëtar, një makinë me qera e bën çdo rrugë shumë herë më të lehtë. Tanimë nuk keni pse të merreni me oraret e ndërlikuara të transportit publik apo me çmimet e shtrenjta të taksive. Të kesh makinën tënde në dispozicion është padyshim mënyra më e rehatshme për të eksploruar një vend të ri.
Megjithatë, me kaq shumë opsione në dispozicion, gjetja e kompanisë së duhur për makina me qera mund të duket paksa e frikshme. Për këtë arsye, kemi përgatitur këtë artikull i cili ju ofron këshillat më të mira kur vjen puna për të gjetur një makinë me qera të lirë në Shqipëri.
Cilët faktorë ndikojnë tek çmimet e makinave me qera?
Çmimi i makinave me qera ndryshon në varësi të disa parametrave. Ju duhet të konsideroni çdo faktor në mënyrë që të përshtatni kërkesat tuaja dhe të arrini në një zgjidhje ekonomike dhe të arsyeshme. Më poshtë do të gjeni disa nga gjërat kryesore që duhet të keni parasysh:
- Vendi ku do ta merrni dhe dorëzoni makinën: Është e rëndësishme që ta dorëzoni makinën në të njëjtin vend që e merrni ditën e parë. Në të kundërt, mund t’ju duhet të paguani një tarifë shtesë.
- Shmangni aeroportin: Nëse e merrni makinën tuaj nga një kompani në aeroport, mund t’ju duhet të paguani para ekstra. Vendndodhjet pranë aeroportit vijnë me taksa shtesë, gjë që rezulton në çmime më të larta qeraje. Prandaj, ne ju rekomandojmë që të gjeni një kompani në internet dhe jo në aeroport.
- Lloji dhe madhësia e makinës: Modele të ndryshme automjetesh vijnë me çmime të ndryshme. Ju mund të zgjidhni çfarëdo që dëshironi, që nga një makinë luksoze e deri tek një makinë ekonomike familjare. Sigurohuni që të zgjidhni një automjet që përputhet me buxhetin tuaj.
- Manuale apo automatike: Në përgjithësi, automjetet automatike janë pak më të shtrenjta. Sidoqoftë, duke marrë parasysh komoditetin që ofrojnë, ato pak dollarë shtesë mund t'ia vlejnë. Megjithatë, nëse vërtet po kërkoni të kurseni sa më shumë që të jetë e mundur, zgjidhni patjetër një makinë manuale.
Pse duhet të rezervoni një makinë me qera nëpërmjet internetit
Nëse e rezervoni makinën tuaj nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë do të vëreni një sërë përfitimesh. Para së gjithash, faqet online ju lejojnë të krahasoni lehtësisht çmimet e modeleve të ndryshme. Një faqe interneti e ndërtuar mirë dhe miqësore për përdoruesit ju ofron të gjithë informacionin që ju nevojitet kur zgjidhni një makinë me qera.
Për shembull, faqja jonë e internetit i lejon përdoruesit të marrin një vlerësim të menjëhershëm të kostos së tyre duke përdorur thjesht informacionin mbi vendin dhe datat kur dëshironi ta merrni dhe dorëzoni makinën. Gjithashtu, mund t’i filtroni lehtësisht rezultatet e kërkimit sipas llojit të makinës. Ju mund të zgjidhni një makinë ekonomike, familjare, SUV, sedan, minivan dhe më shumë.
Po ashtu, mund të filtroni opsionet bazuar në llojin a makinës: automatike ose manuale. Pasi t’i përcaktoni këto parametra, mund t’i skanoni opsionet e disponueshme për të gjetur automjetin më të lirë që përputhet me buxhetin dhe nevojat tuaja. Për më tepër, faqet e internetit ofrojnë komunikim të drejtpërdrejtë me kompaninë. Ju mund të kontaktoni stafin tonë në çdo kohë dhe ne do t'ju ofrojmë asistencë të menjëhershme.
Çfarë lloj sigurimi ju nevojitet për një makinë me qera?
Kur merrni një makinë me qera, agjenti juaj me siguri do t'ju ofrojë opsione për sigurimin e makinës. Të kesh sigurimin e duhur është e domosdoshme! Në rast incidentesh, sigurimi i makinës suaj do t'ju kursejë shumë para. Një gërvishtje e vetme mund t’ju kushtojë deri në 100 dollarë. Prandaj, duhet të siguroheni që të merrni informacion adekuat mbi llojin e sigurimit të nevojshëm përpara se të rezervoni makinën tuaj me qera. Mos harroni se nëse i kryeni procedurat për prerjen e sigurimin nëpërmjet internetit, mund të shpenzoni më pak.
Kini parasysh veçoritë dhe pajisjet shtesë të makinës
Disa kompani të makinave me qera ofrojnë automjete me funksione ekstra. Stafi i tyre mund t’ju pyesë nëse keni nevojë për sedilje me memorie, xham me ngrohje, integrim me smartphone, sedilje veture për fëmijë, etj. Disa nga këto pajisje ekstra mund t'ju kushtojnë më shumë para, prandaj sigurohuni që të pyesni për tarifat shtesë përpara se të vazhdoni me rezervimin tuaj.
Kujtohuni që ta furnizoni makinën me karburant në fund
Shumica e agjencive të makinave me qera kanë të njëjtat rregulla për sa i përket naftës. Ju e merrni mjetin mbushur me naftë, prandaj duhet ta dorzëoni plot me naftë po ashtu. Nëse harroni ta furnizoni makinën përpara se ta dorëzoni, mund t'ju duhet të paguani një tarifë shtesë.
Sigurohuni që të kontrolloni programin e linjës tuaj ajrore
Në disa raste, programet e fluturimeve ofrojnë zbritje të konsiderueshme. Disa agjenci të makinave me qera kanë krijuar kontrata bashkëpunimi me kompani ajrore dhe ofrojnë çmime speciale ose pikë shtesë për klientët e tyre. Sigurohuni që të kontrolloni nëse kompania juaj ajrore ka partner një kompani për makina me qera përpara se të merrni një vendim përfundimtar.
Mos harroni të krahasoni çmimet me tarifat e rezervimit direkt
Kur kërkoni për një makinë me qera në internet, mund të gjeni uebsajte të palëve të treta që shfaqin automjete nga agjenci të ndryshme makinash me qera. Sidoqoftë, është gjithmonë më mirë të kontrolloni faqen zyrtare të agjencisë. Në shumicën e rasteve do të shihni se rezervimi direkt përmes faqes së internetit të kompanisë është më i lirë. Për më tepër, ju mund të fitoni pikë me programin e tyre të anëtarësimit.
Kontrolloni për kupona
Disa kompani lëshojnë kupona të cilat mund të përdoren për të marrë çmime me zbritje për automjete të ndryshme. Vera është zakonisht shumë e ngarkuar, pasi shumë turistë nga e gjithë bota vizitojnë Shqipërinë për pushimet e tyre. Prandaj, agjencitë e makinave me qera shpesh ofrojnë kupona, zbritje dhe oferta speciale nga të cilat mund të përfitoni.
Zgjidhni një automjet me një kamio manuale
Makinat me kamio manuale përdorin më pak karburant, prandaj janë mjaft popullore në shumë vende evropiane. Edhe pse makinat automatike janë më të mira për sa i përket komoditetit, makinat manuale patjetër do t'ju kursejnë para. Jo vetëm që do të jeni në gjendje të kurseni para për karburant, por gjithashtu do t'ju duhet të paguani më pak për vetë makinën me qera. Kjo sepse automjetet me kamio manuale zakonisht kanë çmime qeraje më të lira. Prandaj ato janë një opsion ideal për të gjithë ata që janë në kërkim të zgjidhjes me koston më të leverdisshme.
Mos bëni gabim të merrni një makinë me qera në aeroport
Agjencitë e makinave me qera duhet të paguajnë taksa për vendndodhjet e tyre pranë aeroportit. Prandaj, nëse e merrni me qera makinën tuaj në aeroport, do të përfundoni duke paguar më shumë sesa duhet. Kostoja shtesë i atribuohet taksave dhe tarifave shtesë të vetë aeroportit. Për të shmangur këto shpenzime të panevojshme, mund të marrësh me qera një makinë përmes faqes së internetit të agjencisë dhe ta marrësh në zyrat e tyre në kryeqytet.
Kontrolloni luhatjet e çmimeve gjatë gjithë javës
Shpesh çmimet e makinave me qera ndryshojnë gjatë javës. Nëse keni planifikuar pushime më të gjata, kontrolloni nëse marrja e një makine me qera për një javë të tërë është më lirë sesa për vetëm disa ditë. Shumë kompani të makinave me qera ofrojnë çmime më të ulëta kur klienti e merr me qera automjetin për disa ditë rresht.
Le të supozojmë se i bie më e lirë të marrësh një makinë me qera për më shumë ditë sesa të nevojiten në të vërtetë. Ju mund ta merrni makinën me qera dhe ta ktheni kur ju duhet të largoheni. Megjithatë, sigurohuni që të pyesni agjencinë nëse kanë tarifa shtesë për kthimin e automjeteve para kohe!
Zgjidhni një automjet me kosto të leverdisshme
Një makinë luksoze mund të duket joshëse, por zgjedhja e një makine më ekonomike kur po përpiqeni të kurseni para është veprimi i duhur. Agjencitë e makinave me qera ofrojnë një shumëllojshmëri makinash. Merrni një makinë ekonomike (ose një makinë familjare ekonomike) nëse po përpiqeni të shpenzoni më pak. Për më tepër, ne ju rekomandojmë të zgjidhni një automjet që punon me gaz, pasi çmimet e gazit janë më të lira.
Caktoni një shofer paraprakisht
Disa agjenci të makinave me qera aplikojnë një tarifë shtesë nëse doni të ndërroni shoferët. Nëse nuk e përcaktoni shoferin tjetër gjatë rezervimit të makinës, mund të përfundoni duke u përballur me pasoja shumë të shtrenjta. Në disa raste, kompanitë ofrojnë kupona që ju shpëtojne nga tarifat për shoferët shtesë. Sidoqoftë, nëse nuk dëshironi të paguani më shumë, bini dakort që vetëm njëri prej jush t’i japë makinës gjatë gjithë udhëtimit tuaj.
Jini të kujdesshëm kur vjen puna tek sigurimi
Një plan sigurimi gjatë udhëtimit tuaj është thelbësor. Megjithatë, në disa raste, mund të mos keni nevojë për një plan të ri sigurimi. Sigurimi personal i makinës, sigurimi i udhëtimit ose karta e kreditit mund të mbulojnë automjetin që keni marrë me qera.
Megjithatë, sigurohuni që të komunikoni me punonjësit e agjencisë pasi ata do të jenë në gjendje t'ju ofrojnë informacion të saktë dhe të përditësuar mbi kërkesat e sigurimit. Nëse jeni i siguruar, mos harroni të sillni prova të mbulimit tuaj kur të bëni rezervimin.
Konsideroni mundësinë që ta ndani makinën me turistë të tjerë (“car sharing”)
Disa turistë zgjedhin “car sharing” si një mënyrë për të kursyer më shumë para. Nëse po udhëtoni vetëm ose keni hapësirë në automjetin tuaj, mund të kontrolloni nëse ka udhëtarë të tjerë që dëshirojnë të ndajnë makinën (dhe për rrjedhojë kostot) me ju. Kontrolloni forumet në internet, grupet në Facebook ose faqet e dedikuara për car sharing në mënyrë që të gjeni njerëz të interesuar.